Telegrafi

‘Ikona e bukurisë’ nuk njeh moshë, feston sot 50-vjetorin e lindjes (Foto)

Vitet po ikin, por Julia Roberts mbetet një ikonë e bukurisë.

Sot aktorja me famë botërore feston përvjetorin e 50 të lindjes, por koha pothuajse ka ndalur për të.

Julia duket se ruan akoma bukurinë dhe freskinë e rinisë ndërsa së fundit ka siguruar gojën me “buzëqeshjen e shkëlqyer” për 30 milionë dollarë.

Roberts e ka fituar këtë vit titullin “Femra më e bukur në botë” gjersa kjo është hera e pestë që nderohet me këtë titull.

Kujtojmë se Julia për herë të parë është shfaqur në ekranin e madh në vitin 1988.

Roli më i rëndësishëm që formoi dhe dërgoi përpara karrierën ishte në filmin “Pretty Woman” të viti 1990.

Ndryshe, bukuroshen do ta shohim sërish në ekranet e mëdha të kinemave pasi që është duke punuar në projekte të reja filmike. /Telegrafi/