Telegrafi

Iknin të tmerruar, një kamion ishte futur në mesin e njerëzve në qendër të Stokholmit (Video)

Një kamion është futur përmes turmës së njerëzve në një rrugë në Stokholm, sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat e huaja.

Po sipas këtyre medieve, përcjell Telegrafi, nga ky “aksion” i këtij vozitësi ka edhe të lënduar.

“Pashë qindra njerëz duke ikur, të tmerruar”, ka thënë një dëshmitare, duke shtuar se edhe ajo u largua nga vendngjarja.

“Një automjet ka plagosur disa njerëz në Drottningatan”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e policisë Towe Hagg për Reuters.

Policia nuk ka konfirmuar ndonjë të vdekur nga incidenti, por thonë se ata kanë informacione se ka të lënduar. /Telegrafi/