Pushuesit e një plazhi në Granad të Spanjës ishin dëshmitarë të një skene të kontrabandimit të drogës, dhe policëve që ishin vënë pas kontrabanduesve.
Në fakt pasi që varka patrulluese e policisë hasi në disa persona të dyshimtë, më vonë u konstatua se ata po transportonin mbi 700 kilogramë kanabis, dhe me varkën e tyre po e kontrabandonin – duke tentuar që të arratisen përmes një plazhi plotë me pushues, transmeton Telegrafi.
Pushuesit mbetën të habitur kur panë disa persona me çanta në shpinë duke vrapuar dhe tentonin t’i iknin policëve që u ishin vënë pas.
Gracias a la colaboración ciudadana el Servicio Marítimo y Seguridad Ciudadana de la @guardiacivil de #Granada consiguen detener a los narcotraficantes de una narcolancha.
Gracias a todos, porque sin vosotros, no sería posible.#ServirYProteger #EquiparacionYa pic.twitter.com/gtCWHXGzaJ
— Jucil Nacional (@jucilnacional) August 14, 2021
Megjithatë disa prej tyre reaguan menjëherë – duke e kapur dhe përplasur për tokë njërin prej tyre. E pa kaluar shumë kohë, policia spanjolle ka kapur edhe një tjetër që vraponte me çantë.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar në Twitter që ngjajnë shumë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it, por që kësaj radhe në fakt ishin të vërteta. /Telegrafi/