Të paktën 13 nxënës kanë vdekur dhe 39 janë plagosur si pasojë e një turme paniku të shkaktuar në Shkollën Fillore të qytetit Kakamega në Keni.
Rastin e vdekjeve e ka konfirmuar edhe shefi i policisë, David Kabena në qytetin Kakamega, i cili ka shtuar se të lënduarit momentalisht gjenden për trajtim në spital, përcjell Telegrafi.
Turma e cila ua mori jetën e 13 nxënësve kishte ndodhur rreth orës 17:00, kur shpërtheu një panik tek ata, mirëpo, arsyeja e këtij paniku nuk është bërë ende e ditur.
Sipas raportimeve, thuhet se nxënësit nga paniku kishin nxituar drejt shkallëve të ngushta, e më pas ato janë shembur.
Gazeta Daily Nation shkruan se disa nga fëmijët ranë nga kati i tretë i ndërtesës ndërsa vraponin.
“Ne kemi filluar hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht”, ka thënë Kabena.
Kryqi i Kuq në Keni ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Twitter se janë shprehur të gatshëm për t’i ndihmuar të lënduarit.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta për prindërit që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë tragjedi. Ju uroj shërim të shpejtë fëmijëve të plagosur dhe lutem që Zoti t’i jep forcë familjeve të prekura”, tha ish-kryeministrja e Kenisë, Raila Odinga, përmes një postimi në Twitter. /Telegrafi/