Site icon Telegrafi

Ikja e mundimshme dhe e kushtueshme e Luljetës për shërim jasht vendit

Ka ecur këmbë me dhjetëra kilometra, ndonëse pamundësia për të ecur lirshëm është pikërisht sëmundja e saj, dhembja e saj.

Luljeta Lubovci është larguar ilegalisht nga Kosova vitin e kaluar, për të kërkuar shërim jashtë vendit, ashtu siç i kishin rekomanduar edhe mjekët kosovarë, pas dështimit që të shërohej në Kosovë edhe pas tri operacioneve të njëpasnjëshme, shkruan “Koha Ditore”.

Ajo vuan nga lëndimi i nervit ishiatik (sëmundje kurrizore) dhe sëmundja e ka detyruar t’i ndërpresë edhe studimet në Universitetin e Prizrenit, ku ishte studente e dalluar e dhjetave.

Diagnoza e saj njihet si “hernia discal” dhe sulmon boshtin e kurrizit, përcillet me dhimbje të padurueshme dhe e stopon lëvizjen e trupit.

Exit mobile version