Telegrafi

Iker Casillas do të kthehet te Real Madridi

Iker Casillas kthehet në Real Madrid. Portieri legjendar do të kthehet në klub për tërë jetën e tij pesë vite më vonë pasi u largua.

Ai do të kthehet për të punuar ngushtë me presidentin Florentino Pérez, si këshilltar i këtij të fundit.

Klubi do t’i caktojë përgjegjësitë e portierit legjendar në javët e ardhshme.

Iker Casillas me trofetë që ka fituar si lojtar i Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Gjëja e rëndësishme është që Florentino dëshiron ta ketë afër Casillasin dhe portieri i njohur është pajtuar me këtë ide.

Ai pritet të ketë një rol të ngjashëm që Zinedine Zidane e kishte vite më parë.

Në moshën 39 vjeçare, Casillas u tërhoq sporti aktiv pasi pësoi një infarkt më 1 maj 2019, gjatë një seance stërvitore me Porto në “O’Dragao”.

Iker Casillas dhe Perez në konferencën për media në largimin e spanjollit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ai ishte në fushë të mërkurën, kur e festoi titullin e kampionit me shokët e tij të Portos.  /Telegrafi/