Site icon Telegrafi

Iker Casillas: Llogaria më është hakuar, i kërkoj falje komunitetit LGBT-i

Iker Casillas ka dalë me njoftim zyrtare rreth postimit që u bë në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Legjenda e Real Madridit u mendua se e kishte shkruar se është homoseksual, por një gjë e tillë nuk del të jetë ashtu.

Portieri legjendar ka dalë me njoftim se llogaria e tij është hakuar dhe ai postim nuk është bërë nga ai.

“Llogaria e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, shumë falje komunitetit LGBT”, ka shkruar Casillas.

Duket se spanjolli tashmë e ka rikthyer llogarinë e tij dhe i ka kërkuar falje komuniteti LGBT-i. /Telegrafi/

Exit mobile version