Iker Casillas dhe Sara Carbonero kanë konfirmuar ndarjen.
Dyshja, të cilët përfliten prej disa ditësh, së fundmi konfirmuan ndarjen në profilet e tyre në rrjete sociale.
Legjenda e Real Madridit ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit njofton fansat për ndarjen nga prezantuesja e sportit.
“Si Sara, ashtu edhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që kemi dhe që ishim në gjendje të ndanim një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkë. Sot dashuria jonë po merr rrugë të ndryshme, por ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën tonë të jemi prindër të përkushtuar siç kemi bërë tani”.
“Respekti dhe miqësia do të qëndrojnë gjithmonë. Prioriteti ynë është të ndajmë mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve tanë dhe t’i mbrojmë ata në mënyrë që ata të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë të ndryshimit. Këto do të jenë fjalët e vetme publike që do të bëjmë në të tashmen dhe në të ardhmen. Ju faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, ka shkrua Casillas mes tjerash.
Të njëjtën deklaratë e ka bërë edhe Carbonero në profilin zyrtar dhe të dy njëkohësisht kanë bllokuar pjesën e reagimeve.
Iker dhe Sara u ndanë pas 12 vitesh dhe të njëjtit kanë dy fëmijë së bashku: Lucas Casillas Carbonero dhe Martín Casillas Carbonero. /Telegrafi/