Site icon Telegrafi

Arratiset një i burgosur që trajtohej në QKUK, pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues

Foto: arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, pasi të njëjtëve iu iku një i burgosur, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se i burgosuri ka ikur nga reparti i hemotologjisë sot rreth orës 06:30, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar  për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version