Site icon Telegrafi

Ikën nga qyteti pasi ”shfrytëzoi” të gjitha femrat

Danny James u shpërngul nga një qytet në veriperëndim të Anglisë pasi kishte fjetur me 500 femra.

Danny, 27-vjeçar i cili punonte në një sallon tatuazhesh tha se nuk kishte më me kënd të bënte dashuri prandaj shpenzoi një mal me para në kërkim të dashnoreve të reja.

”As vetë nuk e di sa kam shpenzuar nëpër festa dhe me femrat me të cilat kam përfunduar nëpër hotele,” thotë James.

Po, frajerin e ri filloi ta mundonte depresioni pasi i ishte mërzitur seksi për një natë saqë e la edhe pa punë.

Për tu shëruar nga varshmëria e tij, Danny kërkoi ndihmë nga mjeku Steven Pope.
Danny tash jeton në Liverpool, është në një lidhje serioze dhe ka një sallon të vetin tatuazhi.

“Varshmëria për seks ma prishi karrierën. Njerëzit mahiten me këtë, por varshmëria e seksit është problem i madh,” thotë Danny. /Telegrafi/
 

Exit mobile version