Site icon Telegrafi

Ikën nga lufta dhe shkuan në Kanada për një jetë më të mirë, aty fëmijët e Eritresë panë për herë të parë borën (Video)

Një numër i madh i refugjatëve nga vende të ndryshme të botës kanë gjetur strehë në Kanada. Ata janë detyruar që për shkak të luftërave të braktisin shtëpitë dhe vendlindjen e tyre, dhe kështu kanë vendosur që të kërkojnë një jetë më të mirë në vende tjera të botës.

Kështu disa familje janë vendosur në Toronto, ku fëmijët e tyre për herë të parë kanë pasur rastin ta shohin dhe prekin borën. Edhe pse bora është diçka e zakonshme në këtë vend, për këta vogëlushë ishte një ditë e veçantë, transmeton Telegrafi.

Një djalë dhe një vajzë e vogël ishin gëzuar aq shumë sa që vazhdimisht qeshnin dhe kërcenin, kurse reagimet e tyre janë filmuar me kamerë dhe shpërndarë në masë të madhe në gjithë botën.

Këtë moment interesant e ka filmuar Rebbeca Davis e cila është nikoqire e familjeve nga Eritrea. Kujtojmë se Kanadaja është një nga vendet e rralla në botë që vazhdimisht u ofron mbështetje refugjatëve. Nga viti 2015 deri më 2016, në këtë vend janë vendosur më shumë se 25 mijë refugjatë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, edhe publikisht u ka uruar mirëseardhjen në vendin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version