Site icon Telegrafi

Ikën nga burgu të maskuar si dele

Hajnat Maximiliano Pereyra dhe Ariel Diaz janë në arrati për më shumë se një javë, pasi që ikën nga një burg në Argjentinë. Me t’u larguar nga vendi ku po vuanin dënimin, në një fermë vodhën lëkurat e deleve të cilat i shfrytëzuan për t’u maskuar.

Për më shumë se një javë dy argjentinasit arritën të fshihen në një kope delesh para më shumë se 300 pjesëtarëve të forcave policore. Thuhet se ata janë parë natën duke vrapuar në afërsi të La Alemdes ende të veshur edhe si dele.

Nuk dihet pse Pereyra dhe Diaz ishin dënuar. Zëdhënësi i burgut dhe policia nuk dhanë ndonjë koment për situatën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version