Telegrafi

Ikën Castro, Kuba nënshkruan dy Konventat e OKB-së

Ministri i jashtëm, Felipe Perez Roque, e bëri të ditur këtë, pas një ceremonie të zhvilluar në New York, duke u shprehur për ‘një vendim sovran’ dhe jo nga presioni i SHBA-ve.

Të dyja konventat u miratuan nga Asambleja e përgjithshme e OKB-s në vitin 1966.

Konventa për të drejtat e qytetarëve mbahet ndër të tjera për të drejtën e lirisë së mendimit dhe lirisë së tubimeve, si dhe të drejtën për të zgjedhur. E drejta ekonomikë bën fjalë për formimin e sipërmarrjeve.

Kuba kishte treguar gatishmëri për nënshkrimin e këtyre konventave qysh në dhjetor dhe vetëm pak ditë pas marrjes së pushtetit nga Raul Castro arriti ta realizojë këtë. /start/