Telegrafi

“Ikea” paralajmëroi ndërtimin e pesë qendrave në Serbi

Porosi të këtillë, siç shkruan gazeta "Blic" kryeminstrit Mirko Cvetkoviq i ka transmetuar kryetari i këshillit të drejtorave të "Ikea", Mik Ell Ollson.

Sipas burimit të njëjtë, "Ikea" është interesuar për dy lokalitete në Beograd dhe nga një në Novi Sad, Nish dhe Çaçak, por me kusht që Qeveria serbe të njëjtat t`i sigurojë me çmime të volitshme.