Në orën tre të mëngjesit në afërsi të rrethrrotullimit në kazinon në Gjevgjeli, policët kanë vënë re një automjet “Renault Megane” me targa të Shkupit, në të cilën ka pasur më shumë njerëz, si dhe me shpejtësi të lartë kanë lëvizur në autostradë në drejtim të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policët kanë nxituar pas automjetit, ku automjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Prdejci. Pas aksidentit shoferi ka filluar të ikë, ndërsa përreth u kapën tetë emigrant, katër nga India dhe katër nga Pakistani.
Pas konsultimit me Prokurorin Publik, një pjesë e migrantëve janë zhvendosur në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup dhe të tjerët u janë dorëzuar policëve nga Policia e Gjevgjelisë për veprime të mëtejshme.
Janë marrë masa për të gjetur shoferin dhe sqarimin e plotë të rastit. /Telegrafi/