Telegrafi

Ikanaku i burgut lutet që ta kthejnë prapa

42-vjeçari, Wesley Crawford, është zhdukur pasi që kishte hasur në telashe sepse po mbante një telefon celular në dhomën e tij, raporton gazeta britanike The Sun. Por pas tri ditësh ikjeje, ai është lodhur dhe ka vendosur të kthehet prapa.

The Sun citon një burim nga burgu i cili ka thënë: "Nuk kemi mundur ta besojmë. Të vijë të trokas në derë dhe të kërkojë që të kthehet prapa është diçka shumë e habitshme.

"Ai thjesht ka thënë se ka qenë shumë më i rehatshëm brenda burgut sesa që ishte jashtë. Madje ai ende beson në këtë, edhe pse tani është dërguar në një burg të mbyllur".

Crawford është dënuar me 12 vjet burg për plaçkitje në Gjykatën Stafford Crown në korrik të vitit 2001.

Në burgun e hapur Sudbury të Derbyshire, ai ka pasur tri shujta në ditë me mundësi të zgjedhjes nga menyja, plus një televizion në dhomën e tij e cila nuk ishte mbyllur asnjëherë. Në këtë burg ka edhe biliard, pingpong dhe hapësirë për gjimnastikë.