Site icon Telegrafi

IHMK-ja anëtarësohet në EFAS

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka marrë konfirmimin nga Institutit Suedez për Meteorologji dhe Hidrologji, i cili përfaqëson qendrën Operative të Sistemit Evropian të Vetëdijesimit për Përmbytje, EFAS (Europian Flood Aëarenes System), për pranim në këtë rrjet të organizatave.

Anëtarët e këtij rrjeti janë organizata dhe autoritete nacionale nga vendet e Evropës që kanë përgjegjësi për të ofruar shërbime dhe informata për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet.

Përkundër që IHMK ishte anëtare e EFAS nga marsi i këtij viti deri më tani nuk ka qenë e përfshirë në listën e shteteve partnere.

Ndërsa, nga 19 shtatori 2015, EFAS publikoi listën me partnerët e rinj ku është përfshirë edhe IHMK-ja.

Të qenurit pjesë e kësaj organizate do t’i ofrojë IHMK-së, mundësinë e shkëmbimit të informatave dhe përfitimit të përvojave si dhe pjesëmarrje në trajnime dhe aktivitete tjera të organizuara nga EFA.

Po ashtu, do të ndihmojë IHMK-në në ngritjen e cilësisë për parashikimin dhe paralajmërimin e përmbytjeve për territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version