Përpjekjet e drejtuesve të FHK-së, për pranim të plot në Federatën e Hendbollit Botëror (IHF), duke se do të realizohen shumë shpejt.
Federata e Hendbollit Botëror (IHF) e ka rekomanduar Federatën e Hendbollit Evropian që në Kongresin e saj ta pranojë FHK-në me drejta të plota.
Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së, i ka thënë KosovaPress-it se Kongresi i EHF-it mbahet nga 18-21 shtator të këtij viti në Dublin të Irlandës, dhe sipas tij, me rastin e pranimit me drejta të plota në EHF, FHK automatikisht do të pranohet në IHF.
“Me rastin e pranimit me drejta të plota në EHF, FHK automatikisht do të pranohet në IHF”, ka thënë Gjinovci.
Drejtuesit e FHK-së tash e sa muaj kanë bërë punë intensive në këtë drejtim duke zhvilluar takime të shumta me kryetarë të federatave të ndryshme veçmas me kryetarin e IHF-it, Hasan Mustafën.
Kujtojmë se FHK është e pranuar me drejta të kushtëzuara në EHF që nga 18 dhjetori i vitit 2004, kur iu lejua me klube pjesëmarrja në garat evropiane. /KP/Telegrafi/