Telegrafi

Iheanacho lavdëron punën e Guardiolas

Kelechi Iheanacho ka foluar vetëm fjalë të mira për trajnerin e ri të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sipas sulmuesit nigerian, trajneri spanjoll është një menaxher i mirë, i cili gjithmonë sjellë gjëra të reja dhe luan një futboll të bukur.

“Guardiola është një menaxher i mirë, të gjithë e dinë këtë”, deklaroi fillimisht Iheanacho.

Lexo po ashtu Mediat angleze përgënjeshtrojnë Juventusin: Bonucci iu ofrua Man Cityt

“Ai gjithmonë sjell mendime të freskëta dhe stilin e vet të lojës”, përfundoi sulmuesi i ri nga Nigeria.

Ndryshe, Iheanacho debutoi në sezonin e kaluar me ‘Qytetarët’, ku nga 26 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, shënoi tetë gola. /Telegrafi/