Mësohet se droga po transportohej me një automjet i cili kishte kaluar kufirin dhe sapo ka shkelur në territorin grek është pikasur nga forcat e policisë. Këta të fundit menjëherë kanë arrestuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, të dy grekë, ndërsa kanë sekuestruar drogën e cila ishte paketuar në 308 pako të mëdha. Mësohet gjithashtu se në pranga ka rënë dhe një grua e cila priste në një distancë të afërt për të transportuar drogën, raportoi BW./Telegrafi/