Site icon Telegrafi

Igor Spasov, vrasësi i Martin Neshkovskit kthehet në burgun e Idrizovës

Ish pjesëtari i njësitit special policor “Tigrat”, Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit është kthyer në burgun e Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Shtipit ka vendosur që të mos e vazhdojë qëndrimin në liri për shkak të mjekimit, me të cilën përkohësisht ishte ndërprerë qëndrimi në burg. Në vendimin e Gjykatës së Shtipit thuhet se gjykatësit kanë vlerësuar se nuk ekziston diagnozë që është urgjente dhe kërkon trajtim në spital, duke vlerësuar se trajtimi mund të bëhet edhe në burg.

Spasov ka vuajtur gjysmën e dënimit, gjegjësisht 7 vite burg për vrasjen me paramendim të Martin Neshkovskit gjatë festimeve zgjedhore në vitin 2011, si pjesë e sigurimit të kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Exit mobile version