Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka komentuar publikimin e Raportit të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Soltes përmes një postimi në Twitter, ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të hiqen edhe vizat për Kosovën.
“Pavarësisht përmbajtjes së Raportit që u publikua sot, është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës të vazhdojë reformat që tashmë kanë filluar t’i zbatojë dhe të fokusojë energjinë e saj në implementimin e reformave dhe gjithashtu t’i praktikojnë ato”, ka shkruar Soltes .
Sotles më tej ka thënë se po ashtu e rëndësime është që të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është e rëndësishme të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe po ashtu t’i rriten përpjekjet për të pasur një sistem ligjor të pavarur.
Për stabilitet në rajon është tejet e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes Beogradin dhe Prishtinën në mënyrë konsistente dhe të qetë”, thuhet më tej në deklaratën e sllovenit të publikuar në Twitter.
Soltes ka folur edhe për rëndësinë jetike të respektimit të ligjit, e sidomos nga akterët politikë.
“Respektimi i ligjit duhet të jetë primare dhe po ashtu duhet të respektohet nga të gjithë politikanët e involvuar”, ka shkruar Soltes.
Ai më tej ka thënë se shpreson që së shpejti të bëhet edhe liberalizimi i vizave dhe të ketë sa më pak pengesa në këtë rrugë. /Telegrafi/