Telegrafi

Igor Simiq: Qeveria varet nga votat tona

Zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi sot se kjo parti është e katërta si forcë politike në Kosovë me dhjetë deputetë, dhe se qeveria në Prishtinë varet nga votat e saj.

“Kjo dëshmon qartë pse hyjmë në gjithë storien dhe fuqinë që kemi në marrjen e vendimeve në të ardhmen”, tha Simiq.

Ai ka porositur se Lista Serbe dhe përfaqësuesit e saj në qeverinë e ardhshme të Kosovës në asnjë hap nuk do të heqin dorë nga programi i tyre zgjedhor.

“Do të ketë asociacion të komunave serbe, ndërsa sa i përket ushtrisë së Kosovës, dëgjoni ekspozenë e sotme dhe do të shihni se nuk ka gjëra të tilla”, tha Simiq.