Site icon Telegrafi

Igor Jug del nga Shutka, merret në pyetje nga prokuroria dhe gjyqi

I akuzuari për dhunë në Kuvend më 27 prill 2017, Igor Jug, dje ka dalë nga paraburgimi, konfirmoi për Makfaks drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

Siç thekson drejtori, Jug, dje në ora 17:15 ka dalë nga burgi hetues në Shutkë, dhe menjëherë më pas është marrë në pyetje në prokurori dhe në gjyq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime jozyrtare pohojnë se Jug është kthyer përsbri në paraburgim rreth orës 05:00 të mëngjesit, por këtë rradhë për vepër tjetër penale, gjegjësisht për armë mbajtje pa leje.

Ai akuzohet për kryerje të veprës penale-pjesëmarrje në turmë që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punës zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version