Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në mbledhjen e djeshme, në mënyrë unanime vendosi që sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev të jetë shef i shtabit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.
Komiteti Ekzekutiv i partisë së tij i dha afat Janushevit që deri në mbledhje e ardhshme të propozojë ekip të shtabit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se në mbledhje është analizuar edhe fushata e deritashme ‘Rindërtim i Maqedonisë’ dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët që kanë qenë të pranishëm dhe kanë kërkuar zgjidhje.
“U konstatua se qytetarët nuk duan gënjeshtra dhe mashtrime siç janë premtimet e Zoran Zaevit, por program real dhe i realizueshëm që do të përmirësojë standardin e tyre dhe do t’i kthejë vlerat e vërteta në Maqedoni”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/