Një vit pas arrestimit të Igor Durllovskit, i cili ishte udhëheqës i protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ai në rrjetet sociale shkruan se Prokuroria nuk posedon asnjë dokument dhe provë që ai ka nxitur urrejtje.
Durllovski thekson se prania e tij gjatë natës së dhunshme në Kuvend ka qenë akt i besnikërisë dhe mbështetjes së mijëra njerëzve të sinqertë për ruajtjen e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shkruan se gjatë kohës kur protestuesit janë futur në Kuvend, ai është gjendur në një lokacion tjetër. Pas gjysmë ore, para Kuvendit e kanë pritur qytetarët dhe më pas ai thotë se është nisur drejt sallës plenare.
Durllovski pyet “Kujt duhet t’ia fal dhe kush duhet të më fal mua”, duke e vendosur theksin në Komisionin për Pajtim, i cili pritet të shqyrton propozim-ligjin për amnisti të personave që janë përfshirë në dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/