Site icon Telegrafi

Igli Tare ndihet krenar për punën te Lazio, thotë se është gati të rikthehet si drejtues i një klubi

Ish-drejtori sportiv i Lazios, legjenda shqiptare, Igli Tare ka thënë se është gati të kthehet si drejtues në një klub futbolli.

Megjithatë, Tare këmbëngul se thashethemet për bisedimet me Fiorentinën dhe Napolin ishin të paqarta.

“Unë heq shumë kujtime të bukura, 15 vite të paharrueshme, 18 po të shtojmë edhe ato si futbollist. Ishin vite gëzimi dhe vuajtjeje, pata mundësinë ta njoh këtë realitet që do të mbetet përgjithmonë brenda meje”, ka thënë fillimisht Tare.

“E kam thënë shumë herë. Ju gjithmonë keni lojtarin e parë që blini, i cili ishte Christian Brocchi. Pastaj i pari i një niveli të lartë, që ishte Hernanes nga San Paolo. Më pas gjithçka u bë zakon. Kalimi nga fusha në tavolina ishte e bukur”.

“Përfundoi sepse ashtu ishte, cikli kishte marrë fund. Nuk kisha planifikuar të them lamtumirë, por kur idetë dhe rrugët ndryshojnë, është e drejtë të bëjmë një hap prapa dhe t’u lihet vend njerëzve të rinj:.

“Absolutisht (jam gati të kthehem), por është e drejtë të presim kohën e duhur dhe klubin e duhur”, përfundoi legjenda shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version