Klubi italian, Milani thuhet se e ka në radarin e saj shqiptarin Igli Tare, i cili mund të bëhet drejtor sportiv i ri i klubit.
Sezoni i Milanit është në prag të dështimit pas eliminimit të hershem nga Liga e Kampionëve dhe mbetjes mbrapa, në vendin e shtatë në Serie A.
Nëse Rossonerët dështojnë të përfundojnë në top katërshe, për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve 2025/26, atëherë drejtuesit e klubit synojnë revolucionin.
Sipas Corriere dello Sport, ndryshime do të bëhen në të gjitha nivelet dhe në kompani do të vijnë edhe figura të reja.
🚨 #Milan, ribaltone se salta l’Europa: via Conceicao. Maignan,Theo e Leao a rischio
https://t.co/bkzcciDquP— Corriere dello Sport (@CorSport) February 25, 2025
Në të vërtetë, pavarësisht nga vendi i katërt, ideja e Milanit është të forcojë menaxhmentin me një menaxher më me përvojë në terren.
Një drejtor sportiv që mund të kontribuojë në zgjedhjen e lojtarëve në treg, por mbi të gjitha në menaxhimin e përditshëm në Milanello.
Sipas CDS, tashmë janë bërë sondazhe me shqiptarin Igli Tare, dikur drejtor sportiv i Lazios, apo Fabio Paratici që ka punuar në Juventus apo Tottenham Hotspur. Francois Modesto, dikur i Monzas, është propozuar ndërsa Andrea Berta mund të ketë më shumë shanse jashtë vendit.
Ideja e drejtuesve është që në fund të marsit të mbyllet një emër dhe të fillohet puna për afatin kalimtar të radhës, ku megjithatë paratë nga Liga e Kampionëve do të jenë jetike për fushatën e përforcimit.
Pa kualifikim, investimet do të pakësohen. E ardhmja e Milanit varet nga një fije. /Telegrafi/