Odion Ighalo ka arritur në aeroportin e Mançesterit të dielën, pas kompletimit të transferimit befasues në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Shanghai Shenhua.
30-vjeçari do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer përpiqet ta zgjidhë problemin në sulm pas lëndimit të Marcus Rashford.
“Ka qenë çmenduri. Padyshim se jam i lumtur që ndodhem në Mançester. Është një mundësi e madhe për mua”, citon The Sun fjalët e sulmuesit nigerian.
“Është një ëndërr e bërë realitet, sepse qëkur kam qenë fëmijë kam qenë tifoz dhe kam ëndërruar shumë për Manchester Unitedin”.
“I jam falënderues Zotit, agjentit tim dhe trajnerit që më është dhënë mundësia të jem këtu. Jam i lumtur që këtu do të punoj shumë me skuadrën për ta mbyllur mirë sezonin”, ishin fjalët e tij më tej. /Telegrafi/