Telegrafi

Iggy Azalea u thotë lamtumirë flokëve me ngjyrë të bardhë, bëhet me të kuqe

Iggy Azalea (Foto: David Becker/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Rep-artistja australiane, Iggy Azalea, ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Në po të njëjtën ditë ajo kishte publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku duket se ndoshta për herë të fundit e kemi parë bionde.

Lexo po ashtu Iggy Azalea feston ditëlindjen e 30-të

Kjo vjen pasi reperja ka vendosur që të ngjyrosë flokët e saj me të kuqe, në të cilat po duket edhe më tërheqëse.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka pozuar me një tufë lule në formë zemre në duar.

Ndryshimi drastik i Iggyt ka bërë që shumë fansa të saj të pëlqejnë imazhin dhe të lënë komente pozitive në të.

Ajo u kishte dhënë po ashtu mundësinë 13.3 milionë ndjekësve të shohin ambientin festues me rastin e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/