Site icon Telegrafi

Iggy Azalea thotë se Playboi Carti do të kujdeset për fëmijën, pasi u ndanë

Iggy Azalea dhe Playboi Carti (Foto: DailyMail)

Rep-artistja australiane, Iggy Azea, para dy ditësh është ndarë me të dashurin e saj, Playboi Carti.

Dyshja tashmë ndajnë edhe një djalë, të cilin Iggy para tre muaj e kishte paraqitur në publik për herë të parë, shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se Carti ende do përkujdeset për fëmijën e tyre.

“Asgjë që thash nuk e kishte kuptimin që babai i fëmijës nuk do të jetë pjesë e jetës së tij. Por, kam parë që shumë njerëz menduan të kundërtën që po them”, është shprehur ajo.

Mes tjerash Iggy shtoi: “Onyx është shumë i dashur nga prindi i tij, ka pasur dhe gjithmonë do të ketë që të dy prindërit”.

Përndryshe, Iggy dhe Carti kanë qenë në lidhje që nga viti 2018. Ata për herë të parë u ndanë në dhjetor të vitit të kaluar, kurse kjo e fundit duket të jetë përfundimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version