Telegrafi

Iggy Azalea tërësisht lakuriq, zonat intime i mbulon me çantë dhe dorë

Iggy Azalea njihet për natyrën e guximshme dhe që nuk ka frikë të sjell imazhe e video që shkaktojnë debat në rrjetet sociale.

Disa të tilla këngëtarja 28-vjeçare i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram që janë mjaft provokuese dhe seksi.

Në fakt, biondina australiane ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar albumin e ri “Survive the Summer”.

Reperja 28-vjeçare publikoi disa fotografi lakuriq duke shfrytëzuar një çantë për të mbuluar zonat intime.

Gjithashtu çanta përmbante edhe neone dhe gjersa kishte të veshur një palë taka me po të njëjtën ngjyrë.

Por, ajo nuk ka pasur si duket guxim të ndryshojë ngjyrën e flokëve duke i qëndruar besnike – biondinës.

Ndryshe, muaj më parë ka sjell këngën e fundit në bashkëpunim me Tygan, “Kream”. /Telegrafi/