Site icon Telegrafi

Iggy Azalea shtyn martesën për shkak të turneve

Ajo tashmë e ka caktuar fustanin e saj të nusërisë dhe ka planifikuar muajin e mjaltit, por Iggy Azalea nuk do të martohet me Nick Youngun aq shpejt sa është pritur.

Këngëtarja australiane, e cila ditë më parë kishte lansuar këngën “Team”, ka konfirmuar se ka shtyrë martesën e saj për shkak të turneve, transmeton Koha.net.

“Kam planifikuar një dasmë. Faktikisht e kam shtyrë atë, sepse kam tunre, prandaj planet e martesës janë ndryshuar”, ka thënë ajo në një intervistë për Kiss-FM.

“Martesa do të ndodhte në fund të vitit, por tani duhet të punoj, ndoshta duhet të presim deri në përfundimin e sezonit tjetër në basketboll”, është shprehur Azalea.

Nick Young është basketbollist, i cili mbron ngjyrat e LA Lakers. /Telegrafi/

Exit mobile version