Rep-artistja e njohur, Iggy Azalea, kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj.
Ani pse në rrjet qarkullonin aludime se ajo dhe Playboi Carti do të bëhen prindër, asnjëri prej tyre nuk u prononcuan, shkruan Mirror.
Nuk zgjati shumë, derisa reperja në rrjete sociale kishte shpërndarë imazhe të fëmijës, e që quhet Onyx.
Por, fansat e bukuroshes bionde ende dëshironin të shihnin fotografi nga ajo, të realizuara gjatë kohës së shtatzënisë.
Ndërkaq, Iggy në një postim në rrjetin social Instagram tashmë ka ndarë disa prej tyre, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
Pozat ajo i ka marrë para pasqyrës, ndërsa shihej me të brendshme me ngjyrë vjollcë, derisa mbante telefonin për të shkrepur.
Vlen të përmendet se Azalea është një nënë beqare, pasi që është ndarë nga reperi Playboi Carti. /Telegrafi/