Telegrafi

Iggy Azalea: Sapo pagova 54 dollarë për një sandviç dhe dhjetë të tjera për një thikë e pirun

Reperja australiane, Iggy Azalea shpeshherë është objekt i mediave rozë me gjëra që i ndodhin jashtë skenave muzikore.

Ajo së fundi ka ndarë me fansat që ka në rrjetet sociale një gjë që i kishte ndodhur në një restorant në qytetin e Las Vegasit.

Këngëtarja ka pohuar se kishte paguar 54 dollarë për një sandviç të zakonshëm, por edhe dhjetë të tjera për një thikë dhe një pirun.

“Unë sapo pagova 54 dollarë për një sandviç me djathë. Kur mora faturën, pashë që u ngarkova me një shtesë prej 10 dollarë për thikë dhe një piru. Kështu që një sandviç i thjeshtë më kushtoi 64 dollarë. Unë i dua mashtruesit”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Ajo bëri shaka se ka marrë falas gotën e plastikës për shkak të kësaj. Reagimet në “tweetet” e saj u ndanë, me një përdorues që i thoshte asaj se duhej të ishte e lumtur që është e pasur për ta përballuar faturën.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/