Telegrafi

Iggy Azalea pretendon se Playboi Carti e kishte manipuluar dhe tradhtuar

Rep-artistja australiane, Iggy Azalea, kohëve të fundit ka shpërthyer me akuza ndaj ish-të dashurit të saj, Playboi Carti.

30-vjeçarja pretendon se Carti e kishte manipuluar atë, duke e përdorur djalin e tyre pesë muajsh, Onyx, shkruan Mirror

Por akuzat nuk përfundojnë këtu, pasi Iggy po aludon se ai edhe e ka tradhtuar në ditën e Krishtlindjeve.

Në një paraqitje të saj në rrjetin social Instagram, ajo zgjodhi që para fansave të hedh akuza ndaj tij.

“Ai më gënjente mua për asnjë arsye, e kjo më bënte edhe më nervoze”, u shpreh reperja.

Po ashtu bukuroshja brune thotë se gjatë shtatzënisë, reperi e kishte lënë të vetme qe të përkujdeset për foshnjën. /Telegrafi/