Telegrafi

Iggy Azalea i përgjigjet Eminemit pas dissit “Killshot” ku përmendet reperja

Iggy Azalea ka dalë publikisht për të sqaruar hesapet me Eminemin pasi ai e përmendi në dissin si kundërpërgjigje për “Machine Gun Kelly”.

Në dissin e fundit të tij, Eminem po ashtu godet edhe reperen australiane.

Em në një prej vargjeve të tij e nënvlerëson atë, duke mos e vlerësuar fare si artiste.

“Këngët diss nuk duhet të mbuhen me emrat e yjeve për të bërë rrima”, u shpreh Iggy në Tëitter.

Ajo zbuloi se është adhuruese e Eminemit, por se përmendja e yjeve tjera në këngë është bërë tashmë e bezdisshme.

Kjo nuk është hera e parë që Iggy përmendet nga Eminemi, pasi këtë më parë e bëri në këngën “Vegas” nga kompilacioni “ShadyXV” dhe atë kohë Iggy pati reaguar po ashtu duke kërkuar që të mos sulmohet nga “plaku i repit”.

Pasi lansoi EP-in “Survive dhe Summer” muajin e kaluar, Iggy pritet që të fillojë turneun e saj “Bad Girls Tour” më 27 tetor.

/Telegrafi/