Pas ndarjes nga Island Records, reperja australiane, Iggy Azalea, ka nënshkruar marrëveshje të re në vlerë 2.7 milionë dollarë.
Nuk është bërë e ditur kompania bashkëpunuese e Iggyt.
Por, ajo do të ketë të drejtën e plotë të pronësisë së këngëve të saj dhe mundësinë për të nënshkruar me artistë të tjerë.
“Krenare të them që kam nënshkruar marrëveshje të re. 2.7 milionë, mund të nënshkruaj me artistë tjerë, të kem në pronësi këngët e mia dhe të jem 100 për qind e pavarur. Ndihem e pavarur. Koha të kthehem unë ashtu si jam”, u shpreh Iggy.
https://twitter.com/IGGYAZALEA/status/1063241542368784384
Iggy ka paralajmaruar një konfirmim zyrtar gjatë javës.
Reperja 28 vjeçare së pari ishte nënshkruar nga Def Jam në SHA ku ajo lansoi albumin e saj debutues “The New Classic” që e pati edhe top hitin “Fancy”.
Në gusht, ajo lansoi EP-in e saj me gjashtë këngë, Survive dhe Summer me Island Records.
Më parë ajo ka bashkëpunuar edhe me Rita Orën, në hitin e madh “Black Widow”. /Telegrafi/