Telegrafi

Iggy Azalea konfirmon se është bërë nënë

Pas më shumë se një muaj thashethemesh, Iggy Azalea, ka konfirmuar se është bërë nënë.

Reperja australiane përmes një postimi të publikuar në Instagram bëri të ditur se u bë nënë e një djali.

“Unë kam një djalë”, filloi tekstin e saj krijuesja e hitit “Fancy”.

Iggy Azalea dhe i dashuri i saj (Foto: Neil Warner/Mega)

“Po prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por mu duk sikur sa më shumë kohë kalon aq më shumë e kuptoj se gjithmonë do të ndihem e shqetësuar për të ndarë një lajm të madh si ky me botën”.

Lexo po ashtu Iggy Azalea dhe Playboi Carti janë bërë prindër?

“Unë dua ta mbaj jetën e tij private, por kam dashur ta sqaroj se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej fjalëve”, ka thënë mes tjerash reperja.

Iggy Azalea (Foto: Instagram)

Ajo nuk ka përmendur se kush është babai i tij në këtë postim.

Lajmi vjen pas një muaj kur u raportua se ajo mirëpriti fshehurazi një djalë me të dashurin e saj, reperin, Playboi Carti, 23-vjeçar.

Çifti filluan romancën e tyre në verën e vitit 2018 dhe po vazhdojnë të jenë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Iggy Azalea (Foto: Instagram)