Për Iggy Azalean nuk është e thënë të jesh perfekte në çdo gjë që dëshiron.
26-vjeçarja ka tentuar të mbajë baraspeshën teksa lundronte në det në Los Cabos të Meksikës.
Reperja australiane po shijonte diellin dhe surfimin, teksa e ka humbur ekuilibrin.
Lopatën në një dorë dhe një dorë në ajër, ajo tentoi të kthente veten në bord, për të shmangur rrëzimin në ujë.
Nga fotografitë duken qartë tatuazhet e saj dhe ndërhyrjet kirurgjikale, transmeton Top Channel.
Kujtojmë se në një intervistë për Ellen de Generes ajo foli për operacionet plastike.
“Mendoj se është një zgjedhje personale dhe kushdo, femër apo mashkull, duhet të marrë një vendim të mirinformuar. Dhe nëse doni të ndryshoni diçka, atëherë të takon ty”, ka thënë ajo.