Iggy Azalea është njëra nga rep-artistet më të njohura në botë, pasi edhe u rëndit shumë herë në top-lista me këngët e saj.
Ditën e sotme (e diel), Iggy feston ditëlindjen e 30-të, duke ndarë kështu një imazh me tortë në rrjetin social Instagram.
“7 qershor 1990!”, kishte shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Reperja australiane u shfaq mahnitëse, teksa lëshoi flokët e saj të lakuara mbi supe dhe mbante të veshur një këmishë të zezë.
Dita e saj speciale në kohë të pandemisë coronavirus, vjen pasi u raportua se biondja dhe reperi Playboi Carti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ani pse u hodhën shumë spekulime rreth tyre, dyshja nuk janë deklaruar deri më tani rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/