Mediat sociale kanë vërshuar me thashethemet që rep-artistët Iggy Azalea dhe Playboi Carti janë bërë prindër.
Raportet e pakonfirmuara që tregojnë se këngëtarja ka mirëpritur një fëmijë, kanë ngjallur reagime edhe nga fansat e saj, shkruan Daily Mail.
Këtë lajm e ka bërë të ditur DJ Akademiks, i cili në rrjetin social Instagram u tha 2.5 milionë ndjekësve të tij se 29-vjeçarja, emri i vërtetë i të cilës është Amethyst Kelly, kishte sjellë në jetë foshnjën gjatë fundjavës.
DJ Akademiks postoi një fotografi të çiftit me një titull ku shkruhej: “Urime Iggy Azalea dhe Playboi Carti për lindjen e djalit të tyre në fundjavën e kaluar”.
Çifti i njohur, i lidhur për herë të parë në verën e vitit 2018, patën disa zënka në muajt e fundit të vitit 2019, me një ndarje të shkurtër në dhjetor.
Playboi Carti, emri i plotë i të cilit është Jordan Terrell Carter, u arrestua në fillim të këtij muaji në Clayton County, Georgia në lidhje me armët dhe mbajtjen e drogës. /Telegrafi/