Telegrafi

Iggy Azalea bën gati albumin “In My Defense”

Reperja Iggy Azalea po bën gati albumin më të ri të saj.

Pasi ndau rrugët me Island Records për të nënshkruar marrëveshje 2.7 milionëshe me Empire, reperja australiane po punon fuqishëm në albumin e ri.

“In My Defense” titullohet projekti më i ri madhor i Iggyt të cilin ajo e ka parlajmëruar.

“#InMyDefense është vërtet një album që do të reflektoni pse keni pasur ndonjëherë dyshime në veten”, ka shkruar Iggy në rrjetet sociale.

Si pjesë e partneritetit me “Empire”, Iggy do të jetë pronare e këngëv et ësaj dhe do të jetë në gjendje që të nënshkruajë me dy artistë.

“In My Defense” pason projektin me gjashtë këngë të saj “Survive the Summer” që u lansua në gusht. /Telegrafi/