Site icon Telegrafi

Iga Swiatek fiton titullin e parë në US Open pasi mposhti në finalen e madhe Ons Jabeur

Iga Swiatek është kampione e Gradn Slamit US Open, për herë të parë në karrierën e saj.

Tenistja e talentuar nga Polonia në finalen e madhe ka mposhtur tunizianën Ons Jabeur 2-0 në sete.

Setin e parë polakja e fitoi me lehtësi 6-2, derisa atë të dytin u desh shumë mund për ta mposhtur Jabeur me rezultat 7-6.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur një orë e 51 minuta, me polaken e talentuar që në fund e fitoi trofeun e saj të parë në US Open.

20-vjeçarja pas fitores tha se gjithçka është e mrekullueshme në këtë turne.

“Nuk prisja shumë, veçanërisht para këtij turneu. Ishte vërtetë sfiduese, është New Yorku, kaq i zhurmshëm dhe i çmendur, kaq shumë tundime në qytet, kaq shumë njerëz që kam takuar dhe që më frymëzojnë”.

“Është vërtet magjepse për mua dhe jam shumë krenare që mund ta përballoj këtë sukses mendërisht. Është një turne i mrekullueshëm dhe një sezon i mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur”, deklaroi Swiatek pas fitores së arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version