Site icon Telegrafi

Iga Swiatek fitoi Roland Garros, mposht Jasmine Paolinin

Polakja Iga Swiatek arriti në mënyrë dominuese titullin e kampiones së turneut Grand Slam të këtij sezonit në Roland Garros, pasi mundi sot në finale italianen Jasmine Paolini.

Tenistja numër një e botës fitoi në mënyrë të pabesueshme turneun në Francë, pasi arriti titullin me vetëm një set të humbur, të cilin ia mori Naomi Osaka, ndërsa sot mundi në kohë rekord italianen.

Dueli mes këtyre dy tenisteve në finalen e madhe zgjati vetëm një orë e 10 minuta dhe Swiatek mposhti Paolinin me rezultat 6:2 dhe 6:1.

 

Fitorja e Swiatek E këtij viti në Roland Garros është Grand Slam-i i saj i pestë në karrierën e saj.

 

Më parë ajo ka fituar tre herë turneun prestigjioz në Francë, ndërsa ka një tjetër titull nga US Open. /Telegrafi/

 

Exit mobile version