Pothuajse tri të katërtat e kompanive gjermane raportuan mungesë të materialeve të nevojshme për prodhim, në një sondazh të kryer nga instituti IFO në muajin korrik.
Sipas IFO, industria gjermane vazhdon të luftojë me pengesat e furnizimit.
“Nuk ka asnjë tregues për një rikuperim të qartë në prokurimin e materialeve të rëndësishme në muajt e ardhshëm”, tha kreu i kërkimit në IFO, Klaus Wohlrabe.
Situata mbetet kritike, veçanërisht në sektorët kyç të industrisë gjermane. Në fushat e inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike dhe industrisë së automobilave, rreth 90 për qind e kompanive vazhduan të raportojnë se nuk ishin në gjendje të merrnin të gjitha materialet ose produktet e nevojshme gjysmë të gatshme.
“Përveç mungesës bazë të komponentëve elektronikë, vështirësitë në logjistikën botërore, veçanërisht në lidhje me transportin, vazhdojnë të krijojnë dhimbje koke për kompanitë”, përfundoi ai. /Telegrafi/