Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (International Federation of Journalists) ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të gazetarit Zoran Bozhinovski i cili u burgos në shkurt të këtij viti nën akuzën e spiunimit dhe shoqërimit kriminal. Kjo organizatë burgosjen e Bozhinovskit e konsideron si shkelje të të drejtave të njeriut dhe pengim të fjalës së lirë, dhe cënim i të drejtës së informimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Arrestimi i gazetarit për aktivitete kriminale pa dëshmi është i papranueshëm në vende të lira dhe demokratike, akuzat e tilla kontribuojnë për diskreditimin e gazetarëve si tradhtar dhe kriminel dhe po e rrënojnë besimin e opinionit në to. Bozhinovski publikoi shumë storie me fakte për përfshirjen e funksionarëve në aktivitete kriminale. Besojmë se arsyeja e vetme e arrestimit të tij është që të pengohet që të publikoje tekste të reja”, shkruhet në letrën e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (International Federation of Journalists) drejtuar presidentit Gjorgje Ivanov dhe Kryeprokurorit Marko Zvërlevski./Telegrafi/