Giallorossët gjenden në vendin e 12-të, Juventusi në të 15-tin, i ndjekur nga Interi që gjendet një pozitë më poshtë, derisa Milani gjendet në vendin e 36-të, dhjetë vende më poshtë se Udinese (që mban pozitën e 26-të) dhe një pozitë më lartë se Real Madridi.
Sipas IFFHS, skuadra më e mirë në botë është Manchester Unitedi, i përcjellë nga kampioni i Evropës për klube, Barcelona, ndërsa në vendin e tretë gjendet ekipi argjentinas Estudiantes.
Chelsea dhe Hamburgu mbyllin top pesëshin, ndërsa Arsenali (pozita e shtatë) dhe Liverpooli (pozita e nëntë) janë të përfshirë në top-dhjetëshin.