Site icon Telegrafi

IFES: Nuk ka kohë të mjaftueshme për verifikimin e të gjitha problemeve në listën zgjedhore

Hulumtimi i detajuar i të gjitha problemeve të në listën zgjedhore është i pamundur që të përfundojë deri më 5 qershor, thotë raporti i Fondacionit Ndërkombëtarë për Sisteme Elektorale (FNSE – IFES), të cilin e ka siguruar Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti thotë se janë të nevojshme kontrolle shtesë, të cilat sipas dispozitave ligjore, nuk mund të kryhen në kohë. Më tej, në raport thuhet se nga gjithsej 87 mijë emra të dyshimtë që kanë qenë objekt i verifikimit në terren, duhen kontrolle shtesë për rreth 40 mijë prej tyre, pasi që personat nuk janë gjetur në shtëpi.

Nga ata që janë takuar në shtëpi, 34 mijë prej tyre kanë treguar dokumentacion të vlefshëm, që nënkupton se pyetësori nuk ka qenë efikas për rreth 12 mijë të tjerë, për të cilët nuk janë siguruar informacione të vlefshme./Telegrafi/

Exit mobile version