Aplikacioni iFart, që nuk bën asgjë përveç simulimit të zërave të cilët ndodhin në rast të lëshimit të ‘gazrave’, është paraqitur në App Store në dhjetorin e vitit 2008, ndërsa tash është bërë hit.
Mediat anekënd botës kanë shkruar për popullaritetin e këtij aplikacioni, ndërsa për më shumë se dy vjet që nga paraqitja e parë, iFart vazhdon të shitet, ndërsa ndërkohë është bërë edhe versioni për iPad.
Krijuesi i këtij aplikacioni, Joel Comm, ka deklaruar se dëshiron që kompaninë e tij Digital Future ta orientojë në fushën e marketingut, gjë me të cilën nuk përshtatet edhe pronësia e iFart.
Për këtë arsye, Comm e ka nxjerrë atë në shitje përmes eBay. Çmimi momental është një milion dollarë, ndërsa deri më tani kanë arritur 19 oferta, kurse çmimi maksimal ofertues është 55.100 dollarë. Ankandi është i hapur edhe tetët ditë. /Telegrafi/